Banka Botërore miraton 12 miliard dollarë për vaksinën Covid-19

Banka Botërore thotë se ka miratuar 12 miliardë dollarë financim për të ndihmuar vendet në zhvillim të blejnë dhe shpërndajnë vaksina, analiza dhe trajtime të koronavirusit.

Banka Botërore ka miratuar 12 miliardë  dollarë financim për të ndihmuar vendet në zhvillim të blejnë dhe të shpërndajnë vaksinat kundër Covid-19  me qëllim për të vaksinuar deri në 1 milard njerëz.

Gjatë një deklaratë të bërë Banka Botërore tha se 12 miliardë dollarë është vetëm një pjese e një pakete më të gjerë të Grupit të Bankës Botërore deri në 160 milardë dollarë për të ndimuar vendet të luftojnë pandeminë.

Gjithashtu ata shtuan se programet e Bankës ndaj situatës së Covid-19 tashmë po arrijnë në 111 vende.

"Ne jemi duke e zgjeruar qasjen tonë të shpejtë për të adresuar emergjencën COVID në mënyrë që vendet në zhvillim të kenë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksinat.

Aksesi në vaksina të sigurta dhe efektive dhe sistemet e forcuara të shpërndarjes është çelësi për të ndryshuar rrjedhën e pandemisë dhe për të ndihmuar vendet që përjetojnë ndikime katastrofike ekonomike dhe fiskale të shkojnë drejt një rigjenerimi elastik"- tha në deklaratë presidenti i bankës, David Malpass.