VIDEO/ Nga 27 shkurti deri më 10 tetor, PD nxjerr deklaratat e Ramës: Askush s'i beson dot më luftës imagjinare

Partia Demokratike ka publikuar një video me përmbledhjen e deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga 27 shkurti deri në 10 tetor, kur dha lajmin se maska do bëhet e detyrueshme në çdo mjedis.

“Jemi me fat që "Murtajën" e ka shkruar Albert Kamy. Jemi pa fat që po bëhemi "Kurbani" i marrëzis së këtij skizofreni.

Por, ky kapitull ndjellakeq i gogolit të Facebook po merr fund. Tani askush nuk i beson dot më luftës imagjinare që një herë e sfidon me maska e një herë me demagogji rrjetesh sociale”, shkruan mbi videon e postuar Partia Demokratike.