Paris, ekspozita Luxes nga 15 tetori, evoluimi i konceptit

Nga një gjë e rrallë tek bollëku dhe madje deri tek nuancat esenciale historia e te gjitha gjerave luksoze ka evoluar gjate shekujve.

Luksi si koncept gjithnjë është dukur rrënjësisht i lidhur me materializmin.
Përgjatë shekujve objektet dhe jo vetëm luksoze janë pare sit e rralla te çmuara, inovative, jashtëzakonisht ekstravagante, apo edhe minimalist, por gjithnjë kane patur ne thelb zotërimin e gjërave të bukura, shpesh të tepërta.

Ekspozita, Luxes, e cila hapet në Musée des Arts Décoratifs në Paris në Tetor, eksploron këtë histori shumëplanëshe. Ajo gjithashtu vë në pikëpyetje nëse, në një botë ku burimet natyrore janë në rënie dhe konsumi i tepërt po jep një efekt katastrofik në mjedisin tonë, a është e mundur të shkojmë drejt një përkufizimi më domethënës të luksit, një përkufizim që është në përputhje jo vetëm me natyrën, por me unin tonë të vërtetë.

Megjithëse ekspozita u konceptua para-pandemisë, këto çështje duken më të rëndësishme tani se kurrë me pare, të mbyllur në shtëpitë tona, me botën e ngadalësuar në një ngecje, ne jemi detyruar të pyesim veten se cfare vlerësojmë vërtet në jetën tonë.

"Ishtë e qartë se luksi i sotëm përballet me sfida të reja," i tha Olivier Gabet, drejtori i muzeut dhe kurator i ekspozitës, për BBC Culture. “Padyshim, materialia dhe materializmi po vihen në pikëpyetje të fortë; luksi po rizbulon një dimension jo material – atë te kohës, hapësirës dhe gjithashtu përvojave-sot shohim qe nje moment i dhënë mund te jetë luksoz po njesoj si një objekt, për shembull të udhëtosh në këto kohë të izolimit është një luks suprem, dhe kjo mund të vazhdojë të jetë e tillë për një kohë te gjate. "

Koha dhe udhëtimi, dy gjëra që në vetvete duken pafundësisht të çmuara sot, ishin thelbësore në evolucionin e luksit, pasi kontakti me kombet e tjera nxiti dëshirën për sende të rralla dhe ekzotike. “Tregtia në një shkallë globale është e lidhur natyrshëm me idenë e luksit. Që nga Antikiteti, materialet e çmuara kanë qenë temë e çështjeve ekonomike, madje edhe gjeopolitike,” thotë Gabet.

"Ideja e kohës, ajo që ne shpenzojmë duke transportuar ar, mëndafsh ose erëza, distancat e kaluara dhe ideja e hapësirës së pushtuar janë po aq thelbësore", shton ai.
Zbulimi i estetikës së ndryshme globale gjithashtu formoi nocionin se çfarë mund të jetë luksi. "Kur Perëndimi zbuloi qeramikën japoneze, e kuptoi se luksi dhe përsosja mund të rimojnë me komceptet “thjeshtësi dhe pastërti"

"Kjo përvojë është një revolucion Kopernikian i cili imponon një ide të re luksi, nga zbukurimi i kashtës së Jean-Michel Frank tek veshja e zezë e vogël e Gabrielle Chanel."

Në Antikitet, luksi është një shënues shoqëror dhe politik i rendit të parë

Frank, sot i etiketuar si një nga dizajnerët më radikal të Shekullit 20, krijoi te brendshme dramatike që u pëlqyen figurave artistike qe i quajtën "luksi i çuditshëm i asgjëje". Vlerësimi për një estetikë të tillë avangardë ngre pyetjen se sa luks ka qenë për statusin dhe sa për shfaqjen e një shije që e veçon nga masat.

"Në Antikitet, luksi është një shënjues shoqëror dhe politik i rendit të pare”

Pëlhura luksoze të tilla si kadifeja u konsideruan si ruajtja e mbretërisë dhe fisnikërisë, dhe që nga Shekulli 14 e këtej, shumë shoqëri lëshuan dekrete përmbysëse që ndalonin klasat e ulëta t'i mbanin veshur ato për të ruajtur statusin e tyre elitar.

“Gradualisht luksi u bë një shenjë e dallimit individual më shumë sesa një dallim shoqëror; është kjo që ne e quajmë sot shije "

Në Francën e Shekullit 18, shija për objekte luksoze u kombinua më idenë e art de vivre, ‘arti i të jetuarit’. Të shtyrë nga një ngritje e fuqisë së individualizmit dhe formave të reja artistike, elitat franceze u kënaqën me krijimin e mjediseve të këndshme të jetesës. Në të njëjtën kohë, një rritje e tregtisë çoi në një pasion perëndimor për objektet luksoze nga kulturat e tjera, veçanërisht Japonia dhe Kina, me qeramikën, enë dekorative dhe tekstilet që ishin veçanërisht të popullarizuara.

Në Paris, sipërmarrësit e arteve dekorative një lloj I ri I krijuesve, zbukuruan objekte ekzistuese të tilla si porcelani kinez ose japonez, duke i montuar ato në bronz të praruar për t'i përmirësuar ato ose për t'i kthyer në objekte të tjera. "Ata janë pothuajse drejtorët e parë artistikë, duke punësuar artistë të ndryshëm dhe duke shpikur bashkëpunime" ky moment i veçantë u pa si lindja e një fazë vendimtare në historine e luksit.

Shekulli i 19-të pa që kërkesa për mallra luksoze u rrit ne mënyrë te jashtëzakonshme, ndërsa një klasë e mesme në zhvillim e sipër u përpoq t'i siguronte vetes komoditete te cilat edhe revolucioni industrial ja lejoi. Prodhimi i gjithçkaje qe tashme dëshirojë mund te realizohej.

Charles Frederick Worth hapi shtëpinë e tij të modës në Paris në 1858, duke sinjalizuar lindjen e modës së lartë. Dhe vetë udhëtimi u bë një formë kryesore e luksit. Këto prirje vendosën bazat për Shekullin 20, pasi luksi u bë gjithnjë e më aspirues falë zgjerimit të reklamave dhe mediave të njohura.

Sidoqoftë, teprimet e viteve 1980 çuan në "de-kontekstualizimin e plotë të luksit kur gjithcka behej për blerjen e gjërave të shtrenjta për të fituar përparësi konkurruese në botë, e gjitha për vlerën sipërfaqësore

Njerëzit do të zgjedhin zona të caktuara të jetës së tyre dhe më pas përdorin marka për t'i ngritur ato. Ne ditët tona teksa përballemi me koston mjedisore dhe etike të një konsumi të tillë, industria e luksit ka filluar të ndryshojë. Aktualisht vërehen një numër trendesh kryesore, duke përfshirë favorizimin e përvojave personale mbi luksin personal, dhe një largim nga tepricat dhe pasuria drejt asaj që njihet si "esencializëm luksoz".

Udhëtimi është në krye të listës së dëshirave të të gjithëve për momentin, por nuk është thjesht arratisje. "Njerëzit duan përvoja që i ndihmojnë ata të mësojnë dhe të njohin gjëra për vendin dhe veten e tyre, për t'i ndihmuar në mënyrë thelbësore që të lidhen përsëri me atë që janë dhe me shpirtin e tyre, ose me natyrën dhe botën përreth tyre".

Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, nuk është për t'u habitur që udhëtimet luksoze përqendrohen në privatësi, izolim, mirëqenie dhe vendpushime ku njerëzit mund të distancohen në mënyrë të sigurt, por ekziston shqetësimi i vërtetë që kjo duhet të balancohet me një shqetësim për mjedisin.

Vendpushimet e ndërtuara ne mënyrë miqësore me natyrën po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara. Do të ishte naive të mendojmë se dëshira për gjëra të bukura do të marrë fund, por ekziston një sens në rritje që na duhet më pak për të përjetuar më shumë.
Te zotërosh sot shume objekte si apartamente, makina, vepra arti apo gurë te çmuar konsiderohet demode.

Per boten e zhvilluar Luksi tani ka të bëjë më shumë me kohën, hapësirën, udhëtimet dhe përvojat sesa materializmin

Teksa shpresohet qe kjo faze aktuale neper te cilën po kalon bota do ten a çoje një “art të ri te të jetuarit’ ne datën 15 tetor deri me 2 maj 2021 ne muzeun e arteve decorative ne Paris do te qëndrojë e hapur ekspozita Lux e cila pritet te nxisë pikërisht krijimin e koncepteve te reja mbi luxin qe mesa duket nder gjerat me luksove sot e ne vijim do te konsiderohet JETA dhe dëshira për te jetuar.