“As në ëndrrat e mia më të bukura nuk të kisha imagjinuar” Klea Huta i dedikon të birit fjalët më të bukura
Si sot para 4 muajsh Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë me të voglin, Krid.
Dhe si çdo muaj tjetër edhe kësaj here Klea i ka dedikuar të voglit të saj fjalët më të bukura.
“Para 4 muajsh u takova me Zotin dhe ai më dha në duar botën duke më dhuruar një nga engjëjt e tij më të bukur! As në ëndrrat e mia më të bukura nuk të kisha imagjinuar dhe projektuar o dashuria ime e vogël e madhe KRID! Zemra po më shpërthen nga dashuria që kam për ty. Dua të ulëras që ta shpreh gjithë dashurinë sepse fjalët nuk janë shpikur e nuk do shpiken kurrë, për asnjë nënë! Ti më dhe emrin më të bukur në jetë, emrin NËNË dhe unë për këtë të jam mirënjohëse gjithë jetës ty dhe Zotit! Të dashuroj bebi Krid”- ka shkruar Klea krah fotos të mrekullueshme me Kridin në krahë.
