Miriami zbulon për herë të parë portretin e ëmbël të vogëlushit të saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2020, 22:33
Prej momentit kur ka ardhur Duam në jetë Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë kujdesur që mos ta bëjnë publike portretin e vogëlushit të tyre.
Mirëpo, fantazisë se si është ai dhe kujt i ngjan më shumë i ka ardhur fundi pasi Miriami ka publikuar një video mjaft emocionuese ku shfaqet Duam për herë të parë dhe është një bukurosh si mami dhe babi.
Ajo i ka dedikuar dhe disa fjalë speciale të voglit të saj për të cilin thotë se e ka frymëzuar të krijojë diçka që është e mbushur me dashuri dhe mirësi.
“Duam, si e do natyra diellin. Duam, si e duan yjet qiellin. Ti më ke frymezuar të krijoj diçka që është e mbushur plot dashuri e mirësi. E pastër si dashuria e nënës”- shkruan Miriam.
