Pandemia detyron shtëpitë e modës të anullojnë shfaqjet tradicionale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2020, 14:52
"Unë ende ndjehem sikur po jetoj një ëndërr", tha Roseberry, 35 vjeç, duke iu referuar udhëtimit nga fëmijëria e tij konservatore në Teksas deri në emërimin e tij në krye të Schiaparelli në Prill 2019.
Stilisti ka projektuar një gardërobë ku spikat silueta, i frymëzuar nga themeluesja e shtëpisë franceze të modës, Elsa Schiaparelli në fund të viteve 1920 në Paris. Më herët ai prezantoi edhe koleksionin "Elementet e Dëshirës", me xhaketa të errëta të zbukuruara me butona të një lloji, veshje mëndafshi voluminoze dhe fustane me qendisje që shfaqin fytyra surrealiste.
Mëgjithatë ai pranon se i mungon mënyra se si funksiononte moda e verëtetë dhe shpreson që gjithçka të kthehet shpejt në normalitet.