Foto/ Një super baby shower në shtëpinë e Ledri Vulës

Një super baby shower është organizuar sot në shtëpinë e reperit të famshëm, Ledri Vula.

Partnerja e tij Sara ka organizuar një super festë për të voglën e tyre që do të vijë shumë shpejt në jetë.

Mes të ftuarve të festë nuk kishin si të mungonin as mikeshkat më të ngushta të Sarës, Kida, Dhurata Dora, Ariana Fejzullahu etj.

I gjithë oborri i shtëpisë është dekoruar me ngjyrat e tokës dhe bien në sy disa tullumbace të bardha.

Edhe Sara ka preferuar të vishet me një fustan të bardhë.

Gjithashtu një detaj tepër I bukur ishte vendosur në një pjesë të oborrit, Ledri dhe Sara u kishin lënë të ftuarve një tabelë me data për të gjetur ditën kur mund të vijë në jetë e vogla.