Deklaroi se i fusin duart vajzat, Dj Sardi: Tani kanë ndërruar pozicion
Dj Sardi është një ndër emrat më të njohur në show-bizin shqiptar. Ai vendoset në vëmendje të portaleve shpesh herë jo vetëm për muzikën dhe projektet perfekte por edhe për jetën private dhe deklaratat pa doreza që bën.
Disa kohë më parë një deklaratë e tij ku pohonte se femrat në klube e kapnin nga të pasmet bëri bujë në media.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” në RTV Ora moderatorja Roza Lati e risolli dhe njëherë në vëmendjen e Sardit dhe teleshikuesve këtë deklaratë të tij.
Ku kësaj here Sardi tregoi se tani femrat në kocertet e tij kanë zënë mend dhe nuk i kapin më të pasmet por kanë ndërruar pozicion dhe e ngacmojnë mbrapa në kuriz.
“Kanë zënë mend femrat, thjesht kanë ndërruar pozicion. Më ngacmojnë nga mbrapa (kuriz) sa për tu kthyer”- tregon ai.
Vetëm pak muaj më parë Dj Sardi bëri publike lidhjen e tij me buroshen që i ka vjedhur zemrën prej vitesh.
Ai gjatë gjithë kohës poston në llogarinë e tij në Instagram momente që kalon me të, dhe nga ajo që tregoi në emisionin e sotëm Sardi shumë shpejt pritet të hedhë një hap më tej atë të bashkëjetesës.