Sytë zemra, Kledi Bahiti publikon foton e parë me vogëlushin e tij

Kompozitori Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi u bënë prindër  për herë të parë me vogëlushin të cilin e pagëzuan me emrin, Gred.

Ishte Kledi ai I cili vendosi ta ndante këtë lajm të bukur me fansat e tij përmes një postimi në Instagram. Kompozitori publikoi një foto të dorës së djalit shoqëruar me shkrimin: “Melodia më e bukur e jetës”.

Tani që I vogli bashkë me prindërit janë kthyer në shtëpi, Kledi menjëherë ka bërë fotot e ëmbla me djalin e tij.

Ai ka publikuar ditën e sotme një foto duke mbajtur djalin në krah dhe këtë herë nuk është përpjekur t’ja fshehë shumë fytyrën. Me këtë rast ai ka falenderuar të gjithë ata që i kanë uruar për ardhjen në jetë të të voglit.