Dy Botë theu përsëri rekordet e shikueshmërisë
Dy Botë theu përsëri rekordet e shikueshmërisë në puntatën e tij të tretë.
Spektakli i sfidave dhe argëtimit, dhuroi një tjetër mbrëmje për të mos u harruar, në shoqërinë e të ftuarve specialë Françeska Jaçe dhe Tan Brama, që se bashku me autorin Pietro Zaniboni dhe Tobias Xhaxhiun, gjykuan performancat tejet argëtuese të konkurentëve.
Për të parën herë një spektakël prime time në Shqipëri, u mbajt një sfidë e vërtetë Golfi, në kalanë piktoreske të Prezës.
Po kështu, kasti nuk i shpëtoi dhe një sprove artistike, siç qe ajo e Body Painting.
Në studio, konkurentët nxituan të kapnin ritmin në garën e 30 sekondave të kërcimit, po ashtu iu përgjigjën pyetjeve të quzi-t, që jo pak herë i gjeti në vështirësi.
Nën moderimin e Rudina Dembacaj e Xhesika Muçaj, Dy Botë rikthehet përsëri të shtunën e ardhshme në ekranin e Ora HD.
Cilat janë Dy Botët e tua?
Na ndiqni!