Dhuratë nga Italia, mbërrijnë në Durrës mjetet zjarrfikëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2020, 20:10
Kanë mbërritur mbrëmen e sotme në Portin e Durrësit nga Ancona 3 mjete zjarrfikëse si dhe 2 mjete mbështetëse, të dhuruar nga Trupa Kombëtare Zjarrfikëse Italiane për Prefekturën dhe Bashkinë e Durrësit, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Ofrimin Reciprok të Bashkëpunimit për Aktivitetet Logjistik të Asistencës Publike.
Përveç mjeteve zjarrfikëse ka edhe pajisje.
Të pranishëm ne ceremonine e dorezimit janë Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci, Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako dhe Prefekti i Durrësit.
Gjatë tërmetit të 26 nëntorit në ndihmë të Shqipërisë mbërritën 174 forca zjarrfikësish italianë.
