Arvizu nga Amerika: Ju dërgoj urimet e mija më të mira për Ora News

Ish ambasadori Arvizu ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin PolitikOn të gazetarit Alfred Lela.

Në pyetjen e tij të fundit moderatori e pyeti në lidhje me disa foto që Lela kishte parë të ish ambasadorit në koridoret e RTV Ora.

Ambasadori tha se dëshironte që t'u bënte të fala të gjithë punonjësve të Ora News dhe se u dërgonte atyre urimet më të mira dhe më të përzemërta.

Lela: Një pyetje të fundit. Duke ju falenderuar që të vazhdoni me ditën tuaj, kur po ngjitesha në korridoret e RTV Ora, ndërmjet fotove pash edhe një foto tuajën që kapte çastin e një vizite tuajën. Kanë ndryshuar shumë kohët.

Arvizu: Kanë ndryshuar, shpresoj që do ti bëni të fala të gjithëve tek Ora, duke përfshirë këtu edhe Beti Njuma. Kam kujtime shumë të këndshme nga koha ime në Shqipëri dhe gjatë kohës që isha tek Ora News mendoj se e përfaqësova ambasadën më së miri. Kështu që ju dërgoj urimet e mia më të mira dhe të përzemërta tek njerëzit e Ora News dhe të gjithë stafit tuaj.

Lela: Ambasador ju përshëndes.

Arvizu: Faleminderit për mundësin, më mungon shumë Shqipëria.

/A.P/Ora News/