Turqia e përfshirë në luftë? Armenia publikon fotot e avionit të rrëzuar dhe akuzon Ankaranë
Armenia në një platformë qeveritare në internet ka publikuar një fotografi të rrënojave të një aeroplani që pretendojnë se një aeroplan luftarak SU-25 është rrëzuar nga një avion luftarak turk më 29 shtator.
“Avionë F-16 të Turqisë, të ngritur nga baza Ganja në Azerbajxhan në orën 10:30 rrëzuan një avion Su-25 tonin duke e qëlluar në brendësi të territorit tonë. Piloti vdiq si hero“- u shpreh dje zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Shushan Stepanyan.
Deklarata u mohua nga autoritetet turke dhe azere duke thënë se bëhet fjalë për një "fake neës", ndërsa sot autoritetet armene kanë publikuar pamjet e një avioni të rrëzuar në brendësi të territorit të tyre.
Pretendimi se Turqia rrëzoi një avion luftarak armen është absolutisht i pavërtetë. Armenia duhet të tërhiqet nga territoret nën okupimin e saj në vend që të përdorë mashtrime të tilla propagandistike,” tha ministri i Informacionit të Turqisë, Fahrettin Altun gjatë një komunikimi për median.
Sipas burimeve zyrtare armene, avioni u qëllua teksa ishte në brendësi të territorit të Armenisë nga një F-16 turk që fluturonte në territorin e Azerbajxhanit.
Armenia dhe Azerbajxhani janë në një përballje frontale ushtarake prej disa ditësh, nga e cila raportohet të kenë vdekur një numër i madh ushtarësh dhe civilësh



