Enca rrëfen momentet e mira dhe të këqija gjatë muajve të fundit: Ngela pa punë

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia,ështëmjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi përmes disa postimeve tëpublikuara në InstaStory ka treguar disa nga momentet e mira dhe të këqija që ikanë ndodhur gjatë muajve të fundit.

“Mesazhet tuaja më bën të përlotem. Jam duke ilexuar të gjitha dhe po përpiqem t’ju përgigjem aq sa mundem. Faleminderit qëkeni ndarë momentet tuaja të mira dhe të këqija”, tha ajo në fillim.

“Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e miatë mira në Instagram, sepse dua që të ndajë vetëm pozitivitet dhe të mbaj mendmomentet e bukura, por jeta nuk ka vetëm nga momentet e mira. Kështu qëndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojenijetën si piano ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano”.

Në mesin e këtyre momenteve, Enca zbuloi seështë dashuruar dhe se ka humbur disa miq jo të vërtetë e po ashtu ka mbeturedhe pa punë si pasojë e pandemisë

Sipas saj, kujtimet e mira janë: “Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri”.

Ndërkaq, kujtimet e këqija të saj janë: “Babai im u nda nga jeta. Më është copëtuar zemra nga miqtë dhe lidhja romantike. Humba miqtë fals. M’u desh të ndaloja aktivitetet e mia dhe ngela thuajse pa punë për shkak të pandemisë dhe politikës. Theva këmbën dhe bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe më duhet të pushoj për disa muaj”.