Heroi i Ferencvaroshit në Champions, Uzuni për "Ora Sport": Dua hakmarrje ndaj Molde-s
Në një lidhje direkte me Skype nga Hungaria, sulmuesi i Kombëtares dhe Ferencvaros, Myrto Uzuni, përveçse dha mendimin e tij mbi bojkotin e tij në futbollin shqiptar, foli edhe mbi formën e mirë që po kalon dhe golat e shënuar në eleminatoret e Champions League duke i dhënë kualifikimin për në Play-Off ekipit të tij.
“Unë kam koegët aty me të cilët jam stërvitur. Kam komunikuar me ta dhe mezi presin të dalin në fushën e lojës", tha Uzuni.
Si është të shënosh në Champions League?
"Kanë qenë gola me vlerë dhe kjo e bën më të bukur. Ndjehem shumë i lumtur për dy golat dhe shpresoj që të martën të kalojmë në grupet e Champions League", vijoi sulmuesi kuqezi.
Ku e gjete atë forcë?, u pyet Uzuni nga gazetari Altin Sulçe.
"Me Dinamo Zagreb ishim ndeshur dhe doja të tregoja që nuk bëra gabim që erdha këtu.", vijoi ish sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit dhe Laçit.
Sa i përket ndeshjes së rradhës me norvegjezët e Molde, takim që mund ta çojë Uzunin dhe Ferencvaros në fazën e grupeve të Champions League, futbollisti kuqezi dhe ish sulmuesi i Laçit premtoi "hakmarrje" për eleminimin që ekipi nordik do ti bënte kurbinasve në eleminatoret e Europa League korrikun e 2018-ës, raporton OraNews.
"Shpresoj të shënoj dhe të hakmerrem edhe për eleminimin që ibënë Laçit vite më parë", tha Uzuni.
Ke marrë ndonjë dhuratë nga presidenti?
"Për dy dy golat e shënuar, presidenti më ka premtuar diçka shumë të mirë, shpresoj ta mbaj fjalën", tha Myrto Uzuni.
Sulmuesi foli edhe për mënyrën se si i ati i tij i përjeton sukseset e të birit.
"Babai e shijon më shumë pasi ka qenë me mua që në hapat e para", tha Uzuni.
Sa i përket Kombëtares kuqezi, Uzuni u shpreh se me formën e mirë që po kalon, pret të japë kontributin e tij edhe në ndeshjet e rradhës, të vlefshme për National League.
Ndeshja Play Off kundër Molde luhet ditën e martë dhe një fitore e Ferencvaroshit do të bëjë që të shohim në fazën e grupeve të Champions League edhe sulmuesin e kombëtares, Myrto Uzuni. /OraNews