Bojkoti i futbollit, Kadia: Presim përgjigje nga qeveria. Klubet nuk heqin dorë nga kërkesat

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste të Futbollit, Dritan Kadia, në një lidhje direkte për emisionin Ora Sport, teksa foli mbi vendimin për vazhdiminb e bojkotit në futbollin shqiptar, u shpreh se janë në pritje të një përgjigje nga qeveria.

Zoti Kadia shtoi se, situata është e ngjashme me një javë më parë.

A ka patur sinjal nga qeveria?

“Jemi në pritje të një përgjigje zyrtare nga qeveria.

Jemi në një situate si një javë përpara. Por ky realcion i është dërguar kryeministrit dhe si e mire publike kërkon vëmendje nga i gjithë shtetit”, tha Kadia.

A do të ketë tkurrje të kërkesave?

"Kërkesat kanë qenë shumë më tepër, thotë zoti Ylli, ndërsa presidentët deklarojnë se do ti qëndrojnë deri në fund kërkesave", u shpreh sekretari i përgjithshëm i Ligës Profesioniste të Futbollit.

Çfarë do të ndodhë në javën e ardhshme? A do të ketë një rreshtim para kryeministrisë dhe jo më në fushë?

"Axhenda është e qartë. Ekipet e kat siuperiore u mbshtetën edhe nga akademiktë, Kemi një përshkallëzim të bojkotit. Ky është një moment për të reaguar dhe për të ndryshuar sportin. Relacioni që iu dorëzua kryeministrit nuk është vetëm për futbollin, por edhe për sportet e tjera", u shpreh sekretari i përgjithshëm i LPF, Dritan Kadia.

Prej 12 shtatorit futbolli shqiptar është në bojkot total me klubet që kanë vendosur 4 kërkesa qeverisë.

4 Kërkesat e LPF: