Me 13 sirianë në makinën e marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 22-vjeçar nga Durrësi, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta.
"Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së", njofton Policia.
Sipas njoftimit të uniformave blu, operacioni i koduar "Bradasheshi" u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan.
Njoftimi i Policisë
Elbasan
Finalizohet operacionipolicor i koduar “Bradasheshi".
Parandalohet dhegoditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë përkalim të paligjshëm të kufirit.
Operacioni nga Sektoripër Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nëbashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan.
Vihet në pranga një22-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendete treta.
Në zbatim të detyravetë përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin epaligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm tëkufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet eBE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nëbashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas informacionevetë marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte disa shtetas nga vendete treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit,organizuan punën dhe finalizuan operacion policor të koduar "Bradasheshi",si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
A. D., 22 vjeç, banuesnë Durrës.
Arrestimi i tij u bëpasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap ngashërbimet e Policisë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetassirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dy aparate celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale
(Foto ilustruese)