VKM/ Garda bëhet kullë?! Qytetarët akuza Veliaj: Çdo politikan është mashtrues

Bashkia e Tiranës tashmë e ka vendosur që do të fillojë me projektin e ndërtimeve në zonën ku ndodhet Garda e Republikës. Ky vendim nuk është pritur mirë nga qytetarët të cilët thonë se Veliaj po e mbush Tiranën me ndërtime, duke zënë dhe hapësirat e gjelbërta.

"Nuk kam ndërmend të hyj në histori si njeriu që dha pallate" do të deklaronte Erion Veliaj në një studio televizve me 15 qershor 2015.

Por pavarësisht se premtoi që nuk do të jepte leje ndërtimi në çdo pjesë të Tiranës sheh ndërtime.

Së fundmi, plani i rregullores së Tiranës parashikon që të bëhen ndërtime edhe në Gardën e Republikës.

Nga sot pjesa e Gardës, dikur zonë ushtarake, i përket bashkisë Tiranë.

Kjo e fundit ka vendosur që të ndërtojë edhe në Parkun e Liqenit, duke tkurrur hapësirat e gjelbërta.

Këtë  ndërtim  e kundërshtojnë dhe qytetarët të cilët shprehen se parku i Liqenit Artificial nuk duhet prekur ndërsa akuzojnë Veliajn që po e mbush Tiranën vetëm me kulla shumëkatëshe.

"Gjynah, çfarë do ti mbetet Tiranës? Njerëzit duan pak gjelbërim dhe lulishte. Gjynah!"

"Nuk është e drejtë."

"Hapësira e gjelbër duhet ruajtur."

"Nuk mund të ndërtohet pallat, është park."

"Mashtrimi është pjesë e jetës, çdo politikan është mashtrues."

"Nuk është normale, dihet ajo."

Që prej marrjes së mandatit të parë si kryebashkiak i Tiranës, Erion  Veliaj ka dhënë një numër të lartë lejesh për Tiranën duke e betonizuar atë, ndërsa së fundmi radhën e ka zemra e kryeqytetit, Liqeni Artificial.

VKM:

1. Shkëmbimin e pronës me sipërfaqe 1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2, pjesë epasurisë shtetërore nr.4/854, me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, në zonën kadastrale 8270, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1 Tiranë, në varësi të Ministrisë Financave dhe Ekonomisë, me pronat nr.2/353, 2/534, 2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall” 1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në pronësi të shoqërisë “Dushku S.A”, sh.p.k., në zonën kadastrale 8280 Tiranë, sipas raportit të vlerësimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shkëmbimi i këtyre pronave të kryhet pa shpërblim apo kompensim mbi vlerën e tyre.

3. Shkëmbimi të realizohet nëpërmjet kontratës së shkëmbimit, e cila nënshkruhet nga Ndërmarrja Industriale nr.1 Tiranë dhe shoqëria “Dushku S.A”, sh.p.k.

4. Pas shkëmbimit, pronat nr.2/353, 2/534, 2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall” 1 470(një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në zonën kadastrale 8280, të përdoren nga Bashkia Tiranë, në funksion të masterplanit të miratuar me planin e përgjithshëm vendor të Tiranës.

5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ndërmarrja Industriale nr.1 Tiranë,Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare

Për më shumë lexoni: Qeveria ia kalon privatit truallin e Gardës, eksperti: Kulla, kulla, kulla. Kulla të reja në Tiranë