"Futbolli në frena", Sulçe: Pse e shtyjnë takimin? Nuk po takohet fronti lindor me atë perëndimor
I ftuar në emisionin "Ora Sport", të gazetares Albana Bejko, kryeredaktori i Sportit në RTV Ora, Altin Sulçe, teksa komentoi vazhdimin e bojkotit në futbollin shqiptar, i bëri thirrje palëve të ulen e të zgjidhin mosmarrëveshjet.
"Futbolli është në frena, Shohim rrotullime të deklaratave në tv dhe kon për shtyp. Të dy plaët duhe të ulen e të flasin, dy palët duhet të flasin dhe një orë e më pare të nisë futbolli.
Duke u rregulluar, duke u vënë korniza ligjore futbolli dhe sporti në përgjithësi, të deklarohen të gjitha e të[ paguajnë taksat. Të gjejmë formulat e të tjerëve. Thjesht të përshtatemi, futbolli të fitojë, qeveria të fitojë nga taskat dhe në fund janë të gjithë të lumtur.
Pse e shtyjnë takimin? Nuk po takohet fronti lindor me atë perëndimor?", u shpreh ndër të tjera Sulçe.