Mirëmëngjes Tiranë! Trafik mbytës që në orët e para të mëngjesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2020, 07:33
Nuk ka si të ndodhë ndryshe! Si çdo mëngjes tashmë, Tiranazgjodhet nën zhurmën dhe smogun e trafikut.
Pamjet që ju sjellim më poshtë vijnë nga Rruga “Dritan Hoxha”,aty ku nga “Zogu I Zi” e deri tek rrethrrotullimi i doganës ka trafik shumë tërënduar.
Bllokimi i disa prej rrugëve kyçe të kryeqytetit nga Bashkia Tiranë ka bërë që qyteti në disa fasha orare të ditës të ketë këtë pamje që ju sjellim në fotot dhe videot e mëposhtme.
Në një raport të fundit të publikuar nga BBC, referuar Agjencisëtë Mjedisit në BE, 1 në 4 shqiptarë vdes si pasojë e ndotjes së ajrit.
Sipas raportit, vendi ynë mban një shifër rekord vdekjesh që lidhen me ndotjen mjedisore. /A.R, OraNews



