Rama vizitë jozyrtare në Tuz, takoi Nikë Gjeloshajn në një restorant, ja çfarë biseduan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitëjozyrtare dhe të paparalajmëruar në Mal të Zi, transmeton Vijesti me seli nëPodgoricë.

Sipas të përditshmes malazeze,  kryeministri Rama u takua në një restorant në Tuz me Nikë Gjeloshaj, kryesuesi i Listës Shqiptare.

Gjeloshaj konfirmoi për “Vijesti” takimin me Ramën, por nukdeshi të japë detaje.

“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Nuk mund t’ju them asgjë mëshumë se kaq,” tha ai.

Burimet e “Vijesti” pretendojnë se temë e takimit ishte procesipaszgjedhor dhe formimi i shumicës në Malin e Zi.

Ndryshe, kryeministri Rama e ka mbështetur Milo Gjukanoviç dhepartinë e tij DPS në fushatën zgjedhore.