Elbasan: I vihet flaka 'Porche' të tregtarit të metrazheve, subjekt i OFL
Makina luksoze që sipas burimeve i përket biznesmenit Elis Bahushi u dogj gjatë natës (27-28 shtator 2020) në Elbasan.
Ngjarja u shënua në lagjen 28 Nëntori, ku mjetiishte i parkuar
Dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme nëmjet, që gjithmonë janë konsideruar si mesazh për pronarin.
Elis Bahushi, njihet si tregtar metrazheve në Qytetin e Elbasanit, por është personazh i njohur edhe për Policinë e Shtetit.
Ai ishte mes 27 të arrestuarve të operacionit Volvo 4 në tetor të vitit 2018 si i dyshuar për përfshirje në laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.
Bahushi uakuzua si pjesë e grupit të Avdylajve.
Sipas hetimeve të kohës, Bahushi dyshohej se kapasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj ngaTurqia drejt vendit tonë.
Pak kohë më parë Ai u vu edhe nën shenjestrën eOperacionit Forca e Ligjit.
Policia i ka kërkuar Elis Bahushit deklarimin e pasurisë pasi ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
(Foto: Makina e djegur)