Fier/ Varibopi pa uji, banorët: E marrim me gomar
Rreth 2000 banorëtë fshatit Varibop në Fier janë prej një jave pa ujë të pijshëm, pasi pompa evetme që bën furnizimin është dëmtuar. Banorët atje thonë se uji është njëproblematikë e vjetër për ta që kurrë nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare,ndërsa drejtuesit vendor thonë se ndërhyrja do të jetë e shpejtë!
Problemet me ujini pijshëm i kanë shoqëruar në vazhdimësi banorët e fshatit Varibop në Fier!
Por prej një javene çezmat e tyre uji mungon!
Banori: Problemi i ujit tek ne ka qenë prej 30 vitesh, ku ne kemi pirë uji me copa
Shkak këtë herëështë bërë një defekt në pompën kryesore që furnizon fshatin .
Banori: Një javë, 7 ditë nuk ka pikë uji.
Edhe kurfurnizoheshin me ujë, ankohen se u shkonnë çezma i ndotur.
Banori: Uji është i pa kontrolluar dhe nuk pihet nga i gjithë fshati, ai vetëm për të larë përdoret.
Në këto kushtebanorët thonë se ujin e blejnë ose përdorin puset që kanë hapur në mënyrëprivate!
Banori: Ujin e marrim me gomar dhe në krahë.
Fshati me rreth 2mijë banorë furnizohet nga një pus i hapur aty pranë, dhe në rast dëmtimi nukka asnjë mundësi tjetër!
Problematika ekrijuar është e njohur për pushtetin vendor!
Kreu i njësisëadministrative Cakran, Tonin Xhelaj thotë se ata po punojnë për zgjidhje sa mëtë shpejtë!
Tonin Xhelaj: Do bëjmë riparimin e duhur, do shtojmë edhe tubacionin në pus i cili do të bëjë të mundur furnizimin e fshatit me uji të pishëm. Faktikisht banorët kanë të drejtë.
Ndërsa përshqetësimin e banorëve për papastërtinë e ujit të pijshëm, Drejtuesit lokalëthonë se ata kanë kryer të gjitha analizat