Opozita dorëzon draftin në Këshillin Politik: Lista 100% të hapura, të ruhen koalicionet
Opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen e listave 100%. Në draft theksohet se duhet të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual dhe për mosmarrëveshjet ti drejtohen OGIHR-it.
Ndërsa mbeten edhe pak ditë nga afati që ka caktuar mazhoranca për të kaluar në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita ka dalë me një draft të saj. PD dhe LSI kërkojnë që koalicionet parazgjedhore të mbeten ashtu siç janë aktualisht, që do të thotë që partitë të shkojnë me një listë të përbërë dhe jo një listë të përbashkët siç ka propozuar PS. Po ashtu kërkohet që listat të jenë 100% të hapura dhe tu lihen në dorë votuesve të zgjedhin deputetët e rinj.
"Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma “a”. Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Për partitë pjesëtare të koalicionit, që garojnë me lista shumemërore të veçanta, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. "
Në propozimin e saj opozita shprehet se subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj.
Kandidatët rirenditen vetëm në zbatim të procedurave të këtij ligji për përllogaritjen e mandateve fituese në bazë të votimit parapëlqyes dhe të plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore, thuhet në propozimin e saj.
"Mandatet nominale përcaktohen pasi kandidatët të jenë renditur në bazë të votave parapëlqyese që ka marrë secili prej tyre. Renditet i pari kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave parapëlqyese dhe pas tij në rend zbritës kandidatët e tjerë deri te kandidati i fundit i cili ka marrë numrin më të vogël të votave parapëlqyese.
Kur nga ndarja e mandateve nominale të subjektit zgjedhor, brenda zonës zgjedhore, nuk respektohet parimi i barazisë gjinore i cili garanton përfaqësimin në masën e të paktën 30 % të gjinisë së nën përfaqësuar KQZ ndan mandatet duke garantuar parimin e barazisë gjinore."
Opozita i konsideron në kundërshtim me parimet europiane
për zgjedhje demokratike dhe me Kushtetutën eRepublikës së Shqipërisë propozimet e Partisë Socialiste të depozituara nëKuvend dhe përpara Këshillit Politik.
Ndaj duke i kujtuar socialistëve marrëveshjen e 14janarit, opozita nuk tërhiqet nga kërkesaj për t'ju drejtuar osbe-Odihrit
"Referuar projekt-kërkesës drejtuar ODIHR, të cilën opozita e ka paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e datës 22 shtator, ju ftojmë që së bashku t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it duke i parashtruar për vlerësim përputhshmërie me standartet e OSBE-së dhe standartet e tjera europiane për zgjedhje, dispozitat ligjore në fuqi për rregullat e koalicioneve parazgjedhore dhe formulën e shpërndarjes së mandateve, si dhe propozimin tuaj ligjor për ndryshimin e tyre“
Nga ana e saj Partia Socialistë e ka thënë seOSBE-Odihrit duhet ti drejohen mbi një draft të caktuar, ndaj i ka këkruar mëherët opozitës të bëjë propozimet e saj, ndërsa ka lajmëruar se më 1 tetorndryshimet do të kalohen në Kuvend.
Drafti
Z. Gjiknuri,
Me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës sëRepublikës së Shqipërisë më 30 Korrik 2020, Kuvendi ka hequr nga neni 68 iKushtetutës koalicionet zgjedhore të partive politike si subjekt me të drejtëpropozimi të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin. Në fakt, këtë të drejtëkoalicionet parazgjedhore nuk e kanë patur në Kodin Zgjedhor që nga viti 2003,sepse sipas Kodit Zgjedhor kandidatët mund të propozoheshin vetëm ngazgjedhësit dhe partitë politike. Në këtë kuptim, ndryshimi i një anshëm kushtetuesnuk ka bërë asgjë tjetër vetëm sa ka rregulluar një situatë faktike dhe që kaekzistuar si e tillë që nga viti 2003!
Për këtë arsye dispozitat e Kodit Zgjedhor nëfuqi lidhur me rregullat e koalicioneve parazgjedhore dhe formulës sëshpërndarjes së mandateve janë tërësisht në përputhje me Kushtetutën në fuqi.
Nga ana tjetër, ndryshimet e mësipërme kushtetuesenuk kanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si një e drejtë dhe formë organizimipolitik, përfshirë në konkurimin zgjedhor. Neni 96 i Kushtetutës parashikon qëpas zgjedhjeve, koalicionet të propozojnë mandatarin për Kryeministër. Neni 68,i ndryshuar më 30 korrik 2020, apo ndonjë dispozitë tjetër kushtetuese,gjithashtu nuk përcaktojnë në mënyrë të shprehur ndonjë lloj të posaçëmkoalicioni që duhet zbatuar në Kodin Zgjedhor. Kushtetuta nuk e ka përcaktuarkurrë diçka të tillë, sepse kjo ka qenë gjithmonë e rregulluar nga KodiZgjedhor.
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara mekonsensus më 30 qershor 2020 nga Këshilli Politik mbi bazën e marrëveshjes së 5qershorit 2020 dhe të miratuara nga Kuvendi më 23 korrik 2020 janë tashmë nëfuqi. Këto ndryshime konfirmuan modelin e koalicionit zgjedhor siç ka qenë miratuarme konsensus në vitin 2003. Asnjë raport i OSBE/ODIHR-it apo vlerësim ipërbashkët i Kodit Zgjedhor i kryer nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias pasadoptimit të modelit në fuqi të koalicioneve nuk e ka gjetur atë model dhedispozitat përkatëse në kundërshtim me Angazhimet e OSBE-së dhe standartet eKëshillit të Evropës për zgjedhje demokratike. Për rrjedhojë reformatkonsensuale të viteve 2004, 2008, 2012 dhe ajo e përmbyllur më 23 korrik kanëkonfirmuar me konsensus modelin e koalicionit të vitit 2003. Ky model kafunksionuar pa asnjë ngërç me sistemin zgjedhor që ka qenë në fuqi nga viti1998 dri në vitin 2008, si dhe me atë që ka qenë në fuqi nga 2008 e deri mësot.
Kodi Zgjedhor përcakton qartazi se koalicionizgjedhor i partive politike është ai me ‘listë të përbërë’, i cili i jep tëdrejtën e propozimit të kandidatëvë secilës parti anëtare të koalicionit, dhejo koalicionit. Për rrjedhojë, modeli në fuqi dhe dispozitat përkatëse përregjistrimin e koalicionit, shfaqjen në fletën e votimit, marrjen e votave,përllogaritjen e rezultatit dhe shpërndarjen e mandatit, të gjitha këto pjesëtë sistemit zgjedhor në kuptimin e ngushtë të fjalës, janë në përputhje tëplotë me Kushtetutën.
Në propozimet për ndryshime në Kodin Zgjedhor,me justifikimin se Kushtetuta ju detyron të ndryshoni dispozitat e koalicionit,ju propozoni një model krejt të ndryshëm të koalicionit. Me këtë propozim, jukërkoni që modeli i koalicionit të jetë ai me ‘listë të përbashkët’. Theksojmëse ky model u shfuqizua me konsensus PS-PD në reformën e vitit 2003, dhe uzëvendësua me modelin në fuqi. Justifikimi juaj se këtë jua dikton ndryshimi injëanshëm kushtetues është i pabazë. Ritheksojmë se neni 68, i ndryshuar më 30korrik 2020, apo ndonjë dispozitë tjetër kushtetuese, nuk përcaktojnë ndonjëlloj të posaçëm koalicioni që duhet zbatuar në Kodin Zgjedhor, dhe as diktojnëndryshimin apo modifikimin e mekanzimit ekzistues të funksionimit tëkoalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.
Me këtë propozim ndryshohen dhe dispozitatpërkatëse për regjistrimin e koalicionit, shfaqjen në fletën e votimit, marrjene votave, formulën dhe mënyrën e përllogaritjes së rezultatit dhe shpërndarjessë mandateve, të gjitha këto pjesë të sistemit zgjedhor në kuptimin e ngushtëtë fjalës. Në mënyrë të posaçme, propozimi i juaj i jep koalicionit të drejtëne propozimit të kandidatëve, ndërkohë që ndryshimi i njëanshëm kushtetutes iahoqi këtë të drejtë. Për këtë arsye, propozimi juaj është në kundërshtim tëhapur me dispozitat kushtetutese në fuqi
Presidenti i Republikës ka dekretuar më 6shtator 2020 që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prill 2021. KodiZgjedhor përcakton se regjistrimi i partive politike si subjekte zgjedhore tëbëhet jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhje, pra jo më vonë se data 17shkurt 2021. Vetë dekreti i Presidentit shënon nisjen e procesit zgjedhor. Dukefilluar nga data 7 shtator, partive politike u ka lindur e drejta për t’uregjistruar në KQZ, si dhe të regjistrojnë koalicione sipas ligjit në fuqi. Kjoështë një e drejtë e fituar, mbi bazën e të cilës konkurentët zgjedhorëhartojnë strategjitë dhe taktikat zgjedhore të garimit, me qëllim mbledhjen evota që më pas do të kthehen në mandate.
Çdo ndryshim në këtë fazë i rregullave përkoalicionet do të ndikonte tek një e drejtë e fituar, gjë që cënon pariminkushtetues të sigurisë juridike e mbi të gjitha, parimin e OSBE-së dhe tëKëshillit të Europës për ‘stabilitetin e legjislacionit zgjedhor’ e veçanërishttë elementëve themelorë të tij siç përcaktohen Kodin e Praktikave të Mira nëÇështjet Zgjedhore dhe parimin e ‘fushës së barabartë të lojës’. Pikërisht përtë mbrojtur këto parime themelore që garantojnë ndershmërinë e zgjedhjevekundër përpjekjeve për manipulim të sistemit në avantazh të mazhorancësqeverisëse, Kodi i Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore përcakton si afattë fundit për ndryshime të tilla një vit para datës së zgjedhjeve. Ky është njënga elementët kyç që OSBE-ODIHR të vlerësojë se zgjedhjet në një vend anëtar tëOSBE janë demokratike.
Për sa më sipër, Opozita e përfaqësuar nëKëshillin Politik sipas marrëveshjes së 14 janarit 2020 konsideron sepropozimet e Partisë Socialiste të depozituara në Kuvend dhe përpara KëshillitPolitik janë në kundërshtim me parimet europiane për zgjedhje demokratike dhenë kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Për këtoarsye, Opozita e kundërshton këtë ndryshim ligjor të modelit koalicioneve tëpropozuar nga Partia Socialiste dhe tekstin legjislativ që e zbaton atë.
Në këtë mënyrë, palët ndajnë qëndrime tëndryshime dhe kundërshtuese të njëra-tjetrës, për një nga elementët themelorëtë procesit zgjedhor.
Ndryshimi i propozuar nga ju modifikon paasnjë shkak të ligjshëm rregullat për mbledhjen e votave dhe kthimin e tyre nëmandate, jo vetëm pasi ka kaluar afati një vjeçar i përcaktuar nga standarti iOSBE-së dhe Këshillit të Evropës, por i ndryshon ato pasi ka nisur procesizgjedhor duke cënuar të drejta të fituara të partive politike për garim të lirëe të ndershëm.
Ndodhur përpara kësaj mosmarrëveshje midispalëve në Këshillin Politik, Opozita ka kërkuar zyrtarisht zbatimin emekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të parashikuar nga Marrëveshja e 14Janarit 2020, ku theksohet se ‘në rast mosdakordësie për çështje të caktuara,Këshilli Politik i drejtohet për asistencë të specializuar OSBE/ODIHR-it, meqëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme’. Çdo përpjekje nga ana e juaj përtë penguar këtë rrugë të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të gjithapalët, në përputhje me parimet europiane për zgjedhje demokratike, cënonmarrëveshjen e 14 Janarit 2020.
Për këtë qëllim, në mirëbesim dhe me vullnetine mirë për të përfunduar sa më parë Reformën Zgjedhore, që është shumë erëndësishme edhe për nisjen e bisedimeve të antarësimit me BE, opozita ju përcjellpropozimin e mëposhtëm legjislativ për hapjen e vërtetë të listave duke ruajturmodelin e koalicionit siç është sot në fuqi.
Sa më sipër dhe referuar projekt-kërkesës drejtuarODIHR, të cilën opozita e ka paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e datës 22shtator, ju ftojmë që së bashku t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it duke i parashtruarpër vlerësim përputhshmërie me standartet e OSBE-së dhe standartet e tjeraeuropiane për zgjedhje, dispozitat ligjore në fuqi për rregullat e koalicioneveparazgjedhore dhe formulën e shpërndarjes së mandateve, si dhe propozimin tuajligjor për ndryshimin e tyre.
Në pritje të përgjigjes tuaj,
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili
PROJEKTLIGJ
Nr. __/2020
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008, ‘KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, tëKushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË
VENDOSI
Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘KodiZgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhendryshime:
Neni 1
Në nenin 67, pikat 4 dhe 5 ndryshohen si mëposhtë:
4. Emrat në listën shumemërore të subjektitzgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma‘a’. Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël senumri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.Për partitë pjesëtare të koalicionit, që garojnë me lista shumemërore tëveçanta, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogëlse gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse,shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetëi plotpjesëtueshëm me numrin tre.
5. Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojërenditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. Kandidatëtrirenditen vetëm në zbatim të procedurave të këtij ligji për përllogaritjen e mandatevefituese në bazë të votimit parapëlqyes dhe të plotësimit të kushtit ligjor përkuotën gjinore.’
Neni 2
Në nenin 98, pas pikës 4 shtohet pika 4/1 mekëtë përmbajtje:
4/1. ‘Fleta e votimit duhet të përmbajëhapësirën e posaçme për ushtrimin e votimit parapëlqyes për kandidatët esubjekteve zgjedhore, numrat përkatës identifikues të së cilëve, sipas listaveqë kanë depozituar subjektet zgjedhore, duhet të figurojnë qartë në fletën evotimit .
Mënyra e votimit parapëlqyes përcaktohet ngaKQZ-ja në varësi nga numri i subjekteve pjesmarrëse në zgjedhje, dukerespektuar kushtin që informacioni i përcjellë nga fleta e votimit të mos jetëtejet i ngarkuar, konfigurimi i fletës të jetë i qartë e i kuptueshëm përzgjedhësin dhe zgjedhësi t’a ketë të lehtë orientimin për votimin e subjektitzgjedhor dhe të kandidatit të parapëlqyer.’
Neni 3
Pika 1 e nenit 106 ndryshohet si më poshtë:
‘Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn ivetëm në dhomën e fshehtë dhe në fletën votimit shënon në krah të emrit tësubjektit zgjedhor apo partisë pjesëtare të një koalicioni, dhe kandidatit tëparapëlqyer të subjektit zgjedhor shenjën ‘x’ ose ‘+’ apo një shenjë tjetër qëtregon qartë zgjedhjen e bërë prej tij.’
Neni 4
Në nenin 117 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
‘Votatë vlefshme janë vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësishtvetëm për njërin nga subjektet zgjedhore apo partinë politike pjesëtare tëkoalicionit dhe vetëm për njërin nga kandidatët e tij.
Kur zgjedhësi ka votuar vetëm për një partipolitike por jo për një kandidat të saj, apo kur ka votuar për më shumë se njëkandidat të të njëjtës parti, vota i llogaritet vetëm partisë politike.’
2. gërma ‘e’ ndryshohet si më poshtë:
‘e)është votuar për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetërzgjedhor’
3. Pas gërmës ‘ë’ shtohet gërma ‘f’ me këtëpërmbajtje:
‘f) nukështë e qartë se për kë është votuar ‘
Neni 5
Në nenin 118 bëhen ndryshimet si më poshtë:
Pas pikës 6 shtohet pika 6/1 me këtëpërmbajtje:
‘6/1 Pas përfundimit të procedurave sipaspikës 6 të këtij neni bëhet numërimi, sipas parashikimeve në pikat 1 dh 2 tënenit 95, i votave parapëlqyese për çdo kandidat të subjektit zgjedhor.’
Neni 6
Pikat 5 e vijuese të nenit 163 ndryshohen simë poshtë:
5. Menjëherë pas përfundimit të proceduravepër ndarjen e mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ-japërcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes sëkandidatëve në listë.
Mandatet nominale përcaktohen pasi kandidatëttë jenë renditur në bazë të votave parapëlqyese që ka marrë secili prej tyre.Renditet i pari kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave parapëlqyesedhe pas tij në rend zbritës kandidatët e tjerë deri te kandidati i fundit icili ka marrë numrin më të vogël të votave parapëlqyese.
Kur nga ndarja e mandateve nominale tësubjektit zgjedhor, brenda zonës zgjedhore, nuk respektohet parimi i barazisëgjinore i cili garanton përfaqësimin në masën e të paktën 30 % të gjinisë sënën përfaqësuar KQZ ndan mandatet duke garantuar parimin e barazisë gjinore. Nëkëtë rast mandati i fundit takues për kandidatin e gjinisë më të përfaqësuarndahet për kandidatin me numrin më të lartë të votave parapëlqyese të gjinisësë nënpërfaqësuar. Kjo procedurë përsëritet deri sa mandatet që ndahen tërespektojnë detyrimin e përfaqësimit në masën 30 % të gjinisë së nënpërfaqësuar për secilën zonë zgjedhore.
6. Në rastet kur numri i votave parapëlqyesetë cilat përcaktojnë mandatin e fundit që ndahet është i barabartë, pa cënuarkuotën gjinore, mandati ndahet me short.
7. Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve,sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim.Vendimi nxirret për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhetankim administrativ në KAS.’
Neni 7
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pa botimit në Fletoren Zyrtare.
DRAFTI OPOZITA (1).pdf by Ora News Lajme