VIDEO/ Albion Ademi, bomberi 21-vjeçar, e ardhmja e Kombëtares kuqezi
Albion Ademi ka lindur në Finlandë dhe fillimisht është aktivizuarnë ekipet e moshave të Finlandës, U-17 dhe U-19. Por ai vendosi “ta braktisë”kombëtaren e Finlandës menjëherë sapo i shkoi ftesa e FSHF-së, që i kërkonte tëbëhej pjesë e Shpresave të Shqipërisë.
Ndërkohë, ai po shkëlqen me klubin e tij finlandez, IFK Mariehamn,ku ka shënuar deri tani 12 gola në 16 ndeshje në kampionatin vendas, duke ukthyer në një pikë referimi për ekipin.
Me këto të dhëna e ardhmja e tij duket e ndritur dhe Kombëtarja kanjë bomber të garantuar.
Paraqitjet e 21-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhenuk do të jetë e largët dita kur ta shohim në një klub me emër europian.
Në një intervistë për rubrikën “TalentiShqiptar” në faqen zyrtare të Federatës Shqipëtare të Futbollit, FSHF.org,Ademi tregon për emocionet me kombëtaren kuqezi, momentet e tij më të arriraderi tani si dhe sakrificën e madhe që ka bërë…. lënien e shkollës. AlbionAdemi është pjesë e Shpresave, por në dy ndeshjet e fundit nuk mund të ishtepjesë e kuqezinjve.
Gjithashtu ai është thirrur edhe nga Kombëtarja A.
Intervista:
– Si lindi dëshira dhe pasionipër futboll?
– Që kur isha i vogël, kam pasur një dëshirë të madhe të luajafutboll dhe as vetë nuk e kam besuar se do të arrija të bëhesha një ditë pjesëe futbollit profesionist. Mendoja se gjithnjë do të mbetej një dëshirë. Unëthem se gjithkush që ka një top në shtëpi kur është i vogël dhe luan me të, kasi ëndërr që të jetë pjesë e fushave të lojës. Por duhet talent dhe shumë punë.
– Cili ishte njeriu i parë që tëafroi me këtë sport dhe besoi te ti?
– Gjyshi im ka qenë një nga personat e parë që ka besuar tek unë.Më ka ndihmuar dhe më thonte gjithmonë se futbolli nuk është një sport i lehtë,dhe nëse do e dua, nuk do lodhem asnjëherë. Dhe atëherë më dukej e çuditshme,por është e vërtetë. Sot, teksa stërvitem apo zhvilloj ndeshje, më shumë ndjejkënaqësi sesa lodhje.
– Si është marrëdhënia juaj megrupin dhe trajnerin në Kombëtare? Po te IFK Mariehamn si ndihesh? Po kaloninjë formë të mirë me klubin
– Po, është e vërtetë që po kaloj një formë shumë të mirëaktualisht. Në fakt, kam punuar shumë në stërvitje dhe jam fokusuarmaksimalisht në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Sigurisht, edhejashtë fushës kam qenë shumë strikt me regjimin dhe përpiqem që të pushoj e tërekuperoj forcat për të qenë në formë sa më të mirë. Kemi një grup mjaft tëmirë në klub dhe kemi harmoni mes njëri-tjetrit.
Ndërsa, sa i përket Kombëtares mund të them se me trajnerin keminjë marrëdhënie fantastike. Arrin të na kuptojë dhe dëgjojë shumë mirë tëgjithëve. Më vjen keq që nuk isha pjesë e ekipit të shpresave gjatë dyndeshjeve kundër Austrisë dhe Andorrës, por jam i lumtur që ekipi mori 6 pikëtë plota.
– Si e përjetove momentin kurmore ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?
– Është emocion i veçantë dhe moment i bukur. Të këndosh himnin ekombëtares krah çunave dhe përpara mijëra tifozëve është diçka që nuk do elargoj dot lehtë nga kujtesa ime. Është nder dhe krenari të luash për vendin eshqiponjave.
– I rishikon ndeshjet e tua pasiluan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?
– I rishikoj, edhe me grupin edhe vetëm dhe gjithmonë mendoj se sitë arrij të luaj më mirë dhe të gjej rrugën e rrjetës për të shënuar. Dua tëshënoj shumë gola përgjatë karrierës time.
– Cili ka qenë momenti apoepisodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?
– Normale që thirrja nga trajneri për t’u bërë pjesë e ekipitkombëtar A ka qenë një nga momentet më të bukura siç thashë edhe më sipër, poredhe ndeshja finale për kupën e Finlandës ka qenë një nga momentet më të bukurapër mua deri tani.
– Cila është sakrifica më emadhe që ke bërë për futbollin?
– Shkolla. Kam hequr dorë nga ajo dhe jam fokusuar tërësisht tefutbolli pasi e kam kuptuar veten se mund të bëj mirë dhe deri tani po bëjmirë. (Besoj)
– Çfarë synimi ke për tëardhmen?
– Synimi im është që sa më shpejt ta shikoj veten time në ndonjënga ligat më të mira të Europës. Gjithashtu, pres të grumbullohem edhe ngakombëtarja A.
– Cila është këshilla më e vyerqë ke marrë dhe nga kush?
– Familja ime, duke qenë edhe mbështetësit e mi më të mëdhenj mëthonë gjithnjë se nuk duhet të dorëzohem, por të luaj gjithnjë me të njëjtëndëshirë dhe të kem të njëjtin vullnet si ditën e parë kur kam zbritur në fushë.
– Cili është idhulli yt në kombëtarenideale?
– Edhe idhulli im në kombëtare, si idhulli i thuajse çdo shqiptari është Lorik Cana.
