Informaliteti në futboll, presidenti i Vllaznisë: Jo gjueti shtrigash, të niset nga fillimi
Informaliteti është kthyer në një problem në çdosport në Shqipëri, madje kryeministri Rama ka premtuar zerimin e saj të paktënnë futboll.
I ftuar në Ora Sport në RTV Ora, Presidenti i VllaznisëAlban Xhaferi thotë se nuk është kundër informalitetit, por jo të shkohet përgjueti shtrigash dhe të penalizosh skuadra. Ai kërkon që gjithçka të nisë ngafillimi.
Xhaferi:Kjo puna e sponsorizimeve ka kohë qëflitet. Vllaznia paguan 120 mln lekë të vjetra vetëm sigurime shoqërore. Nukduhet të flasim për gjueti shtrigash. Qeveria të bëjë gjithçka të mundurformalizimin e klubeve, nuk jam kundër. Faji i informalitetit është I përbashkët.Çdo gjë duhet të fillojë nga fillimi. Infrastruktura për sportin në Shqipëri ështënë nivelet më të ulëta. Ne në Shkodër kemi vetëm dy fusha, dhe ato janëprivate.
Ndërkohë ai thotë se Liga Profesioniste si dhepresidentët e klubeve të superiore nuk do të pranojnë ndërmjetësimin e një paletë tretë me qeverinë por vetëm takim me kryeministrin.
Xhaferi:U ra dakord unanimisht që do negociojmëvetëm me qeverinë personalisht. Duhet t’i jepet serioziteti i plotë kësaj çështje.Të ketë një diskutim direkte me kryeministrin. Katër kushtet janë shumë të rëndësishmepër futbollin.