Britani, del në shitje skeleti i një tiranosauri 67 milion vjeçar

Skeleti i një prej dinosaurëve më të mëdhenj grabitqarë pritet të dalë në shitje në muajin tetor. Shtëpia britanie e ankandeve do ta ekspozojë fillimisht për publikun tiranosaurin. Skeleti i species gjigande, sipas shkëncëtarëve, është përafërsisht 67 milionë vjeçar.

Skeleti i një dinozauri, përafërsisht 67 milion vjeçar, pritet të dale në ankand nga shtëpia britanike “Christie”. Ai  është një tiranosaur, i njohur si "STAN", që u zbulua fillimisht në 1987 në Dakotën e Jugut nga paleontologu amator Stan Sacrison.

"Ai ua tregoi shkencëtarëve në atë kohë, të cilët për fat të keq e identifikuan gabimisht si triceratops," tha Hams Hyslop, kreu i departamentit Shkencës dhe Historisë.

Mbetjet e triceratops janë relativisht të zakonshmenë botën paleontologjike, kështu që kockat dështuan të tërhiqnin interes derisaSacrison i çoi në Institutin “Black Hills” në Dakota e Jugut në 1992.

Studiuesit atje "kuptuan shumë shpejt se kishindiçka të veçantë në duart e tyre", tha Hyslop. Ata rikategorizuan STAN siT. rex dhe nisën një kërkim të ri për të zbuluar pjesën tjetër të eshtrave. Atagjetën 188 nga rreth 300 gjithsej për çdo T. rex, tha Hyslop.

Shumica e skeleteve T. rex mbahen nga muzetë dheinstitucionet private. Ndaj ankandi është një mundësi për një koleksionist apoinstitucion privat për të marrë skeletin.

STAN është 40 metra i gjatë dhe 13 metra i lartë. Aigjithashtu shquhet për dy rruaza të ngjitura që shkencëtarët kanë identifikuarnë qafën e tij. Mendohet se dinosauri mbijetoi me qafë të thyer.

“Christie” do ta shfaqë dinosaurin nga e mërkuraderi në mes të tetorit në Manhattan. STAN do të jetë i dukshëm për publikunpërmes dritareve të Christie nga trotuari.