Ditëlindja e princit Harry, mbretëresha Elisabetë i dërgon urimin e parë nipit “rebel”

Në 36-vjetorin e lindjes së Princit Harry nuk kanë munguar urimet nga familja mbretërore. E para që dërgoi urimin ishte Mbretëresha Elisabetë dhe pas saj edhe anëtarët e tjerë. Ndërkohë, mediat botërore shkruajnë se princi është në periudhën më të lumtur të jetës.

Princi Britanik Harry festoi këtë të martë 36-vjetorin e lindjes. I quajtur Henry Charles Albert David, Duka i Sussex është djali i dytë i Princit Charles me gruan e parë, princeshën e ndjerë Diana dhe trashëgimtar i gjashtë i fronit.

E para që përcolli publikisht urimin për princin ishtëMbretëresha Elisabetë.

"I urojmë Dukës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur," shkruhej në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në tëitter. Mesazhi u shoqërua me një fotografi të Dukës duke qeshur bashkë me gjyshen e tij. Më pas edhe Princi Charles së bashku me Dukesha e Cornëall, uruan ditëlindjen e Princit.

Harry është poertretizuar gjithmonë si një fëmijëmbretëror rebel. Në vitin 2002 ai pranoi se konsumonte kanabis, ndërsa ufotografua I dehur në moshë të mitur. Imazhi I tij publik  u përmirësua vetëm pasi u bashkua me ushtrinëdhe lufoti në vijën e parë të frontit në Afganistan.

Në fillim të këtij viti, Harry u zhvendos nëKaliforninë Jugore bashkë me gruan e tij Meghan dhe djalin e vogël Archie, pasiu tërhoq nga detyrat mbretërore. Mëgjithatë sipas marrëveshjes, Harry mbetetnjë princ dhe çifti vazhdon t’i mbajë titujt e Dukës dhe Dukeshës. Mediatbotërore shkruajnë se princi është në periudhën më të lumtur të jetës.