Ku e shikon veten Gala Aliaj mbas 10 vitesh?

Vetëm pak ditë më parënjë yll shqiptar ka ngritur kupën  e"The Voice Kids" në Belgjikë. Është fjala për Gala Aliaj, 15 vjeçarjaqë ka mahnitur jurinë me zërin e saj, por gjithashtu ka vjedhur edhe zemrat epublikut belg.  E cilësuar nga juria sinjë Billie Eilish, Gala ka arritur të shënojë histori në karrierën e sajmuzikore  në të cilën sukseset tani do tëjenë njëra pas tjetrës. Në një lidhje me skype mbrëmjen e djeshme në emisionin"Tempora" me gazetaren Sonila Meço, Gala foli për rrugëtimin e saj nëThe Voice dhe për  emocionet që e shoqëruannë momentin kur dëgjoi se ishte fitimtare.

Gala tregon se në atëmoment i'u desh të pickonte veten për të besuar se ajo ja kishte dalë dhe kupa ishtenë duart e saj.

"Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, mu desh të pickoja veten. Megjithatë, sërish isha e shokuar dhe  e qetë."- tregon Gala.

Si ka mundësi që njëvajze 15 vjeçare me kaq famë dhe kaq sukses ne atë moment që arriti kulmin gjatëfazës së konkurimit të ishte e qetë?

"Ndoshta se nuk shqetësohem për këto gjëra."

Ajo tregon se parashfaqjes kishte 12 orë pa pushuar dhe pa ngrënë pasi nëse ushqehet i krijonstres dhe nuk ndihet mirë.

"Të them të vërtetën nuk ha para se të këndoj , nëse ha para se të këndoj më krijon stres dhe nuk ndihem mirë"

Përpos të tjerave Galatregoi se nuk e besonte se do të fitonte pasi ishte një mister, por dhe nësenuk do të kualifikoheshe ajo nuk do të shqetësohej.

Si të gjithë edhe Galaka ëndërrat e saj të cilat me guximin dhe talentin që ajo ka do të bëhen tëgjitha realitet. E pyetur nga gazetarja, Sonila Meço se ku  e shikon ajo veten mbas 10 vitesh, Galatregon se ka shumë plane një prej tyre është të bëjë muzikë me shumë artistëgjithashtu edhe të bëhet dhe një aktore.

Rikujtojmë se përposgjithë talenteve që ajo ka, ylli shqiptar ka patur eksperiencat e saj edhe si aktore.