Njeriu hedh në erë shtëpinë ndërsa ndiqte mizën

Një burrë në Francë ka hedhur në erë një pjesë të shtëpisë së tij ndërsa po përpiqej të kapte një mizë.

Burri, i cili është rreth të 80-ave , gjatëngrënies së darkës së tij u irritua nga një mizë e cila po gumëzhinte rrethtij.

Ai mori një raketë elektrike e cila ështëkrijuar posaçërisht për të vrarë miza, mirëpo një bombël me gaz e cila ndodhejnë shtëpinë e tij u gjuajt pa dashur nga raketa.

Rrjedhja e gazit shkaktoi një shpërthim, dukeshkatërruar kuzhinën dhe dëmtoi pjesërisht çatinë.

Sipas mediave lokale, burri nuk kishte pësuardëmtime të rënda, thjesht një djegie të lehtë në dorë.

Sidoqoftë, fati i mizës nuk dihet.