Pse të quhemi VIP-a kur nuk përfitojmë asgjë?! Visjan Ukcenaj tregon realitetin e artistëve në Shqipëri
Visjan Ukcenaj, aktori i njohur i humorit kohët e fundit e kemi hasur edhe në muzikë. Shumë diskutime janë ngritur mbi këtë fakt ku të shumtë janë ata të cilët e paragjykojnë. Ai gjithmonë është shprehur se nuk e quan veten si këngëtar, por gjithmonë i ka pëlqyer të eksplorojë dhe askush nuk e pengon për këtë gjë.
Ndërkohë Visjani gjatë intervistës së tij në"Ditë e Re" bën të ditur se ka 400 këngë në shtëpinë e tij të cilatnuk i ka publikaur dhe i ka për qefin e tij. Sa i përket atyre që e shajnë dhee paragjykojnë, artisti shprehet se në jetën e tij personale çdo lloj gjëje qëbën është punë për të.
"Kam bërë këngë personale. Gjithmonë kam zhvilluar muzik kam 400 këngë në shtëpinë time. Kam bërë një stil ndryshe , muzikë elektronike. Shpesh jam hasur me paragjykime. Njerzit duhet të kuptojnë që ne bëjmë një punë që është për ata , spektakli që bëjmë është për ata. Çfarë bëj unë në jetën personale është punë për mua është dëshira ime"- thotë Visjani.
Gjithashtu nuk le pa përmendur dhe një pjesëmjaft të nxehtë e cila akoma dhe sotvazhdon të diskutohet. Një artist sipas Visjanit në Shqipëri nuk përfiton asgjë. Ndryshe ngaVip-at në botë artistët shqiptarë nuk e kanë atë që bota i ofron artistëve tëtjerë. Prandaj ai nuk e quan veten Vipkur nuk përfiton asgje shtesë.
"Njerzit duhet të edukohen me larmishmërinë e artistit, të edukohen edhe pak me jetën e personazheve "Vip" le të themi, se nuk është se jemi Vipa të mëdhenj. Bota ka Vipa se pse kanë një treg të madh. Pse të quhemi Vip ne kur nuk përfitojëm asgjë. As paguhemi si në botë, as kemi benefite si në botë. Nuk kemi atë që ka bota, as financiarisht. Nuk vlerësohet aq shumë artisti në përgjithësi"- thotë ai.