Zgjohuni! Mbaruan pushimet ju pret puna, si të përballoni rikthimin

Problemi kryesor pas mbarimit të pushimeve është rikthimi nëtryezën e punës.

Rikthimi në një vend të mbyllur pas një muaji pushimi nëbreg të deti, sigurisht që i mërzit të gjithë.

Shumë prej nësh e humbin sensin e kohës dhe shfrytëzojnëpushimet në maksimun, mirëpo rikthimi në punë për këta persona është akoma dhemë i vështirë. Ne kemi menduar për ju dhe më poshtë do të gjeni disa këshillasi të hiqni trurin tuaj nga plazhi dhe të ambientoheni me punën tuaj.

Si përballohet dita e parë e punës?

Përpiquni që mos ta filloni ditën me shumë vrull. Pas shumëditëve të cilave jeni zgjuar në rehatin tuaj ka ardhur momenti të vendosnialarmin. Zgjidhni alarmin e duhur për të mos filluar ditën keq dhe në stres.Mos iu përgjigjni çdo emaili që iu vjen. Mos merrni menjëherë shumë angazhime pasi do të sjellin shumë stres tekju. Përpiquni të përshtateni ngadalë.

Bëni një plan konkret.

Në këtë periudhë  njëplan i mirëmenduar është i domosdoshëm.  Fillojeni nga punët të cilat kanë më shumë rëndësidhe më pas tek ato që janë më pak të rëndësishme. Bëni ushtrime relaksi në zyrëpasi do t'ju vijnë në ndihmë për të çliruar mendjen dhe energjitë negative.

Sport.

Nëse gjatë pushimeve keni bërë shumë aktivitete sportive,mos harroni që  duhet t'i bëni edhe nëditët pas pushimeve. Është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe të moshumbisni regjimin tuaj.  Pas punë bëni shëtitjenëpër parqe ose lulishte.

Flisni për aventurat me kolegët tuaj.

Dhe më e rëndësishmja është të tregoni atë çfarë ju kenikaluar. Ndajini me kolegët tuaj momentet e bukura që keni kaluar. Tregojuni atyrepër vendet që keni vizituar.