Ellen DeGeneres, kur të vjen e keqja hapi derën!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2020, 15:56
"Kur të vjen e keqja hapi derën", kështu themi ne këtej nga shqipëria dhe kjo thënie popullore është fiks për Ellen këto kohë.
Moderatorja e njohur britanike, me një prej emisioneve më të ndjekura anë e mbanë botës, "Ellen Show" po përballet me një sërë problemesh.
Televizioni Channel Nine ka vendosur që këtë sezon të mos trasmetojë më programin e saj televiziv, për arsye ende të paqarta.
Sakaq nga ana tjetër ende nuk ka një njoftim nga vetë ajo se çdo ndodh me programin, nëse do trasmetohet diku tjetër apo në YouTube.
Kujtojmë se pak kohë më parë ajo ishte në fokus të mediave për shkak se akuzohej se keq trajtonte stafin e saj.