Çfarë ndodhi mes Majk dhe Ledri Vulës?

Ledri Vula i cili pret të bëhet baba, në një intervistë për "NIN" më 22 qershor, u shpreh se këtë verë do vijë me shumë bashkëpunime!

Me Capital T - U kry!

Me Lumi B - U kry!

Me Dafinën - U kry!

Me Majk….???

Ledri u shpreh se kënga ishte gati, duhej vetëm klipi.

Në 17 korrik, Ledri dhe Majk publikuan foto video nga shesh xhirimet e klipit, dhe kaq.

Sot që është data 27 gusht e vera po mbaron, kënga akoma nuk është publikuar.

Nuk kemi dëgjuar gjë as për zënka (larg qoftë) por fansat mezi po e presin, ndaj djema nxitoni.