Çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë
Aktori me famë ndërkombëtare, Orlando Bloom dhe Katy Perry janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë UNICEF, pjesë e së cilës janë edhe çifti, ku shkruajnë se këta të fundit kanë sjellë në jetë një vazë, emrin e së cilës e kanë vendosur Daisy Dove Bloom.
Edhe Katy ka postuar gjithashtu një foto me dorën e të voglës dhe Orlando Bloom, bashkangjitur së cilës shkruan:
“Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë. Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona. Komunitetet në të gjithë botën po përjetojnë mungesë të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe çdo 11 sekonda një grua shtatzënë ose që sapo ka lindur vdes, kryesisht nga shkaqe të parandalueshme. Që nga COVID-19, shumë më shumë jetë të porsalindura janë në rrezik për shkak të mungesës më të madhe të ujit, vaksinave dhe ilaçeve që parandalojnë sëmundjet. Si prindër të një të porsalindure, kjo na copëton zemrat, ndërsa ne bashkohemi me prindërit në vështirësi tani më shumë se kurrë”, shkruan Katy.
