Ja disa nga arsyet pse duhen të hani patjetër mëngjes
Mëngjesi që në kohën e lashtë njihet si vakti më i shëndetshëmqë duhet të konsumojmë. Ngrënia e ushqimit në mëngjes na ndihmon në tretjen dhena bën të nidhemi më të fortë.
Ekspertët e ushqyerjes thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi na ndihmon të përballojmë ditën me më shumë energji dhe të mos jemi shumë të uritur në tryezën e drekës.
Më poshtë po ju rendisim 5 arsyet pse duhet të hamë mëngjes.
Fillimi i ditës tuaj me ushqim në mëngjes do të forcojëmetabolizmin dhe do të ruajë nivelin e sheqerit në gjak në masën e duhur gjatëgjithë ditës.
Një vakt i bollshëm në mëngjes ndihmon në furnizimin meenergji të trupit tuaj, duke ju mbajtur aktiv dhe produktiv deri në drekë.
Një mëngjes me vlera të larta ushqyese zvogëlon rrezikun përtë mbi ngrënë dhe për shmangien e dëshirave për të konsumuar shumë ushqim gjatëditës.
Ngrënia e mëngjesit është një faktor që ndikon në uljen esëmundjeve të zemrës.
Një vakt në mëngjes është i nevojshëm jo vetëm për trupintuaj, por edhe për trurin. Ushqimi i konsumuar në mëngjes ndihmon nëpërmirësimin e përqendrimit dhe produktivitetit tuaj.
Mëngjesi ideal
Sipas dietologëve, mëngjesi duhet të përmbajë 20 përqind të totalit të kalorazhit ditor, dreka dhe darka nga 35 për qind dhe 10 përqind vaktet e ndërmjetme. Kur zgjohemi nga gjumi, organizmi ynë për shkak tënjë “agjërimi” tetëorësh ka një glicemi të ulët, ndërsa e kundërta ndodh mekortizolin. Për këtë arsye, në mëngjes këshillohen ushqimet e ëmbla, të cilatngrenë gliceminë dhe ulin kortizolin. Ndër ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinë janë: lëngu i frutave,mjalti, reçeli, biskotat apo edhe kosi i frutave.