Lajm i keq - Lajm i mirë/ Noizy largohet nga Shqipëria

Lajmi i keq është se Noizy-n nuk do e kemi më në Shqipëri.

Lajmi i mirë është se reperi po largohet nga vendi për karrierë ndërkombëtare.

Noizy, artisti i dhjetra hiteve ka publikuar sot një duet me artistët me famë ndërkombëtare, Dappy dhe Ay Em, këngë me titull "Ekspensive Touch" e menjëherë pas kësaj konfirmoi lajmin se do të largohet në Mbretërinë e Bashkuar, atje ku nisi edhe karrierën, për ta mbyllur mesa duket atje.

Noizy tashmë synon tregun ndërkombëtar, madje bashkëpunimet e tij kohët e fundit kanë qenë vetëm me artistë të huaj, një këmbanë kjo për t'i treguar fansave dhe publikut se tashmë vizioni i tij është tregu i huaj.