Ja si reagon Romeo kur i thonë se ndjenjat e tij dhe të Jonidës janë fallco

Ditën e djeshme, aktori i humorit Romeo Veshaj publikoi disa foto së bashku me partneren e tij Jonida Maliqi.

Çifti shihej i lumtur teksa buzëqeshnin pranë njeri-tjetrit, bashkangjitur së cilës Romeo shkruante: Ti qesh, unë qesh… kështu funksionon", shkruante Romeo krahas fotove të cilat morën me mijëra like.

Mirëpo një ndjekëse mendon se ndjenat e çiftit për njeri-tjetrin duken fallco.

Romeo nuk ngeli pa i kthyer përgjigje:

Komentuesja: Ndoshta ndjenjat janë ato që thua po fotografia duket shumë fallco për ndjenjat që thua, mendimi im.

Romeo Veshaj: Mos mendo kaq shumë se do rrish pa gjumë