“Përshëndetja” e fundit e gjyshe Irmës me gishtin e mesit të ngritur bëhet hit në internet
Thuhet se askush nuk vdes me të vërtetë për sa kohë që jeton në kujtesën e atyre që mbesin gjallë. Padyshim që banorët e Sapadarolo, në provincën e Riminit të Italisë nuk do ta harrojnë lehtë Irma Filomena Nanni, 84 vjeç, e cila ndërroi jetë në 18 gusht. Arsyeja gjendet në njoftimin për ndarjen nga jeta të të moshuarës.
Në fotografinë e zgjedhur nga familja e saj, Irma është portretizuar duke buzëqeshur me gishtin e mesit të ngritur. Imazhi u bë publik nga faqja në Facebook "I Matti di Rimini", duke gjeneruar mijëra pëlqime dhe qindra komente.
Sipas familjarëve të të ndjerës, të intervistuar nga media lokale, fotoja "pasqyron në mënyrë të përsosur shpirtin e nënës dhe gjyshes, e cila ka qenë gjithmonë e pavarur, origjinale dhe me një mendje të hapur".
Në Facebook kashumë komente që lavdërojnë dhe simpatizojnë gjestin, por nuk mungojnë askritikat.
Disa përdorues sulmuan direkt vajzat dhe mbesat e zonjës Irma, të cilët u përgjigjën se "ne zgjodhëm atë foto sepse nëna Irma ishte e tillë, asaj nuk i interesonin mendimet e njerëzve të tjerë. Ajo ishte padyshim një grua e shkëlqyer e lindur në periudhën e gabuar".
Hiri i zonjës Irmapushon në varrezat e Santa Maria në Cerreto, ku edhe aty duket se nuk do tëndalohet së foluri për të pasi anëtarët e familjes kanë bërë të ditur që enjëjta fotografi do të vendoset edhe në gurin e varrit.