Reperi i ri shqiptar thotë gjërat që të tjerët kanë frikë t'i thonë: Një artist që është obez kush nuk e paragjykon?

Kënga e këtij reperi është kaq ndryshe!

Big Kik, mik i reperit Noizy, promovuar fillimisht nga Noizy, bashkëpunimi i tij i parë ka qenë disa muaj më parë me Mato Lalen, ka dhe disa këngë të tjera solo në YouTube.

Big Kik është disa kilogramë mbi normalen, këtë e përmend shpesh në tekstet e këngëve, madje pa asnjë pikë kompëleksi ai tregon se e thërrasin "Big Boli".

Por le t'i lëmë këto se ju me shumë mundësi e keni dëgjuar, ndersa kënga e tij e fundit meriton vëmendje:

"Hip Hip" nga Big Kik është publikuar pak ditë më parë në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Kënga është siç ka titullin, Hip Hop por teksti i saj është ndryshe nga tekstet e atyre çfarë dëgjuar deri më sot kur flasin për femra, makina, drogëra apo që janë më të mirët e të fortët, teksti i kësaj kënge është kaq ndryshe!

“Arsyeja që jam fat ( i shëndoshë) është dhe ajo që më pengon, një artist që është obez kush nuk e paragjykon,” thotë ai në një nga rreshtat e këngës se re.

Big Kik thotë se thotë disa fjalë që reperët e tjerë i dinë por nuk guxojnë t'i thonë, kjo vihet re edhe nga komentet:

https://www.youtube.com/watch?v=j_hWUfTm5yY