U bë nënë 1 vit më parë, Rona Nishliu sërish shtatzënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2020, 21:44
Rona Nishliu, këngëtarja e njohur shqiptare një vit më parë u bë nënë e një vajze, Noa.

E sot, teksa këngëtarja feston ditëlindjen e saj ka ndarë dy gëzime në një ditë me miqtë dhe ndjekësit e saj.
Me një foto teksa shihet me vajzën në krahë, në perëndimin buzë detit, Rona Nishliu ka ndarë lajmin se është sërish në pritje të ëmbël:

“Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë të tjerat!”, ka shkruar Rona pa zbuluar gjinine e foshnjes.