Grida Duma "heq" kostumin e politikës, shfaqet joshëse nga jugu me pushime

Dëshira për të postuar një foto ndryshe nga jugu, teksa ndodhesh me pushime nuk i ka shpëtuar as një prej grave në të bukura në politiken shqiptare, Grida Dumës.

Politikanja e njohur ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram teksa shihet e sapo dalë nga deti, me një kostum zhyetjeje, një prej sporteve më të frekuentuara këtë vit në jug të vendit.

“‘Zgjimi’ nga rutina e “përtacisë” fizike, që sjell edhe mpakje mendore, është dhuratë për veten! Deti, noti dhe zhytja janë zgjedhja ime e parë, e kjo vjen si gati refleks i njeriut që rritet me detin e nuk di dot ndryshe,”– shkruan krahas fotos në Instagram Grida Duma.

https://www.instagram.com/p/CEPYazqAA06/?utm_source=ig_embed