Nuk do t'a besoni, Chiara Ferragni uron në shqip Dua Lipën!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2020, 14:49
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e reklamon shpesh Shqipërinë e Kosovën (me aq sa mundet) dhe duket se këtë ua ka injektuar edhe të tjerëve.
Këngëtarja Dua Lipa feston ditëlindjen (luan në horoskop) e për këtë arsye blogerja italiane me famë ndërkombëtare, Chiara Ferragni ka uruar në Instagram Dua Lipën, ku thotë fjalët më të mira për të dhe se pret që të takohen së shpejti, por nuk mbaron me kaq.
Në fund, Chiara shkruan në shqip: "u bëfsh 100 vjeçe zemër".
Epo që do vinte dhe kjo ditë, nuk na e merrte mendja. Edhe 100 Dua, të duam!
