Si t'ja bëj nëse fëmija qan në avion? Disa këshilla si të keni një udhëtim të qetë me vogëlushin tuaj
Nëse për një arsye apo për një tjetër jeni detyruar tëudhëtoni me fëmijën tuaj të vogël me avion, duhet të jeni e përgatitur përsituata që mund të prishin rehatinë e udhëtimit të vogëlushit tuaj.
Disa prej fëmijëve janë të qetë gjatë udhëtimit dhe pjeën më të madhe të kohës janë në gjumë,mirëpo janë dhe disa fëmijë të tjerë që gjatë gjithë kohës janë duke qare.
Së pari kini parasysh të jeni ju vetë të qetë, sepse nëse jukap paniku nuk do të jeni në gjendje të menaxhoni situatën.
Sigurohuni që të keni organizuar gjithçka, merrni një çantëqë mund të mbahet në dorë me të gjitha dokumentat e udhëtimit të cilat mund t'igjeni më lehtë.
Shkoni pak më herët në aeroport pasi kështu do të jëni më tëqetë ju dhe vogëlushi juaj.
Ushqyerja me gji ose me biberon gjatë ngritjes dhe uljes dotë ndihmojë për të lehtësuar dhimbjet e veshëve, pasi thithja dhe kapërcimilehtësojnë presionin që ushtrohet në veshët e foshnjës.
Nëse fëmija juaj fillon të qajë, ai mund të ketë ftohtë,vapë, uri, mund të jetë lodhur ose mërzitur.
Një lodër e preferuar mund ta ndihmojë të shpërqendrohet,ose shikimi nga dritarja.
Provoni ta çoni në anën e pasme të aeroplanit ku zhurma emotorit mund të mbulojë të qarën për të mos bezdisur udhëtarët e tjerë.
Për të evituar frekuentimin e shpeshtë të banjos nga ana efëmijës tuaj gjatë fluturimit, gjë e cila do të prishë rehatinë tuaj, duhet tëshkoni në banjo para se avioni të niset për fluturim.
Do të ishte mirë të kishit me vete diçka për të ngrënë,qoftë ajo edhe një pako me biskota apo një ushqim tjetër që fëmija juaj e kaqejf, në mënyrë që në një moment që ai do të jetë i irrituar ju të keni mundësita qetësoni me diçka.
Ju duhet të merrni me vete ndonjë libër për ngjyrosje, një videogame,një album me fotografi kukullash etj, në mënyrë që ta mbani fëmijën tuaj tëzënë me diçka gjatë udhëtimit tuaj.
Ju duhet të mbani nënkontroll vëmendjen e fëmijës, sidomos gjatë uljes dhe ngritjes së avionit nëmënyrë që ai të mos ndiejë frikë në asnjë moment. Sidomos nëse ju jeni tëfrikësuar, duhet të përpiqeni të mos e bëni të dukshme këtë ndjenjë tek fëmijajuaj.