Dafina dhe Tayna nuk flasin më me njera-tjetrën se ashtu është një muhabet!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2020, 20:38
"Bye Bye" nga Dafina Zeqiri dhe Tayna, aktualisht numëron mbi 50 mijë klikime.
Kënga u publikua vitin e kaluar, bashkëpunim i cili lidhi fort me njera -tjetrën dyshen Taynqa-Dafina.
Kjo verë nuk është si ajo e vitit të kaluar për dy këngëtaret, pasi sipas prive.al marrëdhënia tyre është prishur.
Sipas po të njejtit burim, shkak është bërë mosmbështetje e tyre ndaj njera-tjetrës me projektet muzikore kohët e fundit.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por diçka është e sigurt, nuk janë më si më parë me njera-tjetrën dhe rrjeti po "zien".