Ylli i serialit Full House pagoi lekë për të futur fëmijët në shkollë, dënohet me burg

Ylli i serialit Full House, aktorja e njohur amerikane LoriLoughlin, dhe bashkëshorti i saj, stilisti Mossimo Ginuannulli, janë dënuar meburg, gjobë dhe shërbim komunitar për një skemë mashtrimi të pranimit nëuniversitete

Çifti janë mes 50 njerëzve të akuzuar për aktivitetin kriminaltë futjes së paligjshme të fëmijëve të tyre në shkollat më të mira në SHBA.

Zyrtarët kanë deklaruar se ata kanë pranuar dënimin i cilikonsiderohet si një krim i rëndë në SHBA.

Prokurori i Massachusetts, tha se zonja Loughlin ka pranuarakuzën e konspiracionit dhe mashtrim postar, ashtu si dhe Giannulli.Autoritetet bëën të ditur se Loughlin dhe Giannulli paguan $500,000 rryshfet qëdy vajzat e tyre që të pranoheshin në University of Southern California , dukeu regjistruar ilegalisht si anëtare të grupeve sportive të universitetit.

Sipas marrëveshjes me prokurorët Loughlin pritet të kryejë dy muaj burg dhe do të paguajë $150,000 gjobë, dy vjet liri të mbikqyrur dhe 100 orë shërbim komunitar. Bashkëshorti i saj u dënua me pesë muaj burg, $250,000 gjobë dhe 250 orë shërbim komunitar.