Humbi të atin, Rudina Dembacaj prek me postimin: "Asnjë moment nuk do të jetë më njësoj" !
Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj, pak javë më parë humbi të atin e saj, me të cilin kishte një marrëdhënie tepër të ngushtë, mungesa e tij ndihet shumë tek Rudina gjë të cilën kjo e fundit e tregon shpesh me postimet e saj në Instagram.
Pak orë më parë (21 gusht) Dembacaj ka postuar një foto me të ëmën dhe motrën, bashkangjitur së cilës shkruan:
“Asnjë ditë, asnjë moment nuk do jetë më njësoj…Ikja jote Bab ishte dhimbje shumë e madhe për ne, por e kemi shpirtin plot nga dashuria me të cilën na rritët. Mami bashkë me ne, do t’u mësojmë Hanës dhe Viktorias të njëjtat thesare jete që ti na le trashëgimi. Por mbi të gjitha do vazhdojmë t’i buzeqeshim jetës njësoj si na doje ti. Të duam shumë”, ka shkruar Rudina Dembacaj krah fotos me familjarët e saj.