Poston video duke tymosur hashash, Don Phenom kërkon të legalizohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2020, 17:08
Janë të shumtë njerëzit dhe figurat publike, madje dhe figura politike që kërkojnë të legalizohet kanabisi në vend.
Ka qenë Koço Kokëdhima ai i cili vite më parë propozoi në parlament legalizimin e tij, e së fundmi Kryeministri Edi Rama e hodhi idenë duke thënë se po studiohet mundësia e prodhimit të marijuanës mjekësore dhe nënprodukteve të saj.
Personazhe të botës rozë që kanë qenë pro legalizimit, kanë qenë të shumtë.
Së fundmi Don Phenom ka postuar një video ku shihet të jetë duke tymosur marijuanë dhe sipër saj shkruan me hashtag #legalizelt, pra duke mbajtur qëndrimin e tij pro legalizimit të kësaj lloj droge.