"Yll të bën kirurgu plastik", Olti Curri thumbon Alketa Vejsiun, rikthehet debati
Nëse kërkoni në "Google" Alketa Vejsiu - Olti Curri, do të gjeni me qindra linqe lajmesh për debate mes tyre, hera herës teksa hedhin e presin kunja. Nuk dihet nga nis kjo marrëdhënie jo e mirë e tyre, por që kuptohet që njeri-tjetrin nuk e kanë aspak qejf.
Biznesmenja dhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, së fundmi ka bërë një postim në Instgram, me në thelb se yll Nuk të bëjnë as buzët e fryra e as fotot perfekte në Instagram, pra një opinion i Vejsiut rreth koncepteve të bukurisë.

Pasi deklarata e moderatores bëri bujë në portale, nuk ka mungoi as opinioni i gazetarit dhe opinionist të njohur, Olti Curri.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Curri ka publikuar lajmin me deklaratën e Vejsiut, bashkangjitur së cilës shkruan:

"Ke shumë të drejtë! Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm, që para se të të bëjë anestezinë lexon sms që i ke dërguar që mos të të bëjë copy paste me Tunën"- shkruan Curri në Instagram.