Efektet pozitive që sjell grimi "ujë dhe sapun" në lëkurën dhe personalitetin tuaj
Ne jemi aq të përfshirë në idenë epërsosmërisë saqë fshehim veçantitë efytyrës tonë me një shtresë grimi nganjëherëdhe të ekzagjeruar.
Ne vendosëm të shikojmë anën tjetër tëmedaljes, si mungesa e grimit sjell efekte pozitive në lëkurë madje edhe në personalitetin tuaj.
Ja çfarë ndodh nëse ndaloni së vendosuri grimnë fytyrë:
1. Kur jeni pa grim, ju ndiheni vetvetja
Hulumtimet e bëra nga Kanebo Cosmetics, nëbashkëpunim me shkencëtarët, zbuluan se para se një grua të vendosë grim, ajondjehet sikur do të marrë fytyrën e një personi tjetër.
Prandaj, kur një grua nuk vendosë grim, ndihet tërësisht vetvetja dhe kjo reflektohet edhe në marrëdhëniet me të tjerët.

2. Lëkura juaj bëhet më rezistente ndaj dëmtimeve të diellit
Disa produkte kozmetike përmbajnë përbërës qëmund ta bëjnë pjesën e sipërme të lëkurës tuaj të thatë dhe të copëtuar. Nëseju nuk do të vendosni grim, nuk do të keni më nevojë të blini gjëra për t'ugrimuar. Gjithçka që ju duhet të blini është një produkt i mirë për mbrojtjen elëkurës
3. Ju dukeni më i ri pa bërë shumë përpjekje
Në një studim konfirmohet se grimi mund t'i bëjë gratë e moshës mesatare të duken më të reja, por vajzat e reja do të duken më të më mëdha në moshë me fytyrën e grimuar. Për më tepër, njerëzit kanë tendencë ta lidhin përdorimin e grimit me moshën madhore, kështu që kur do të grimoheni, njerëzit e tjerë do të mendojnë se jeni në moshë më të madhe sesa jeni në të vërtetë.
4. Ju nuk keni frikë të silleni natyrshëm dhe nuk shqetësoheni nëse mund të ju prishet grimi
Kur është nxehtë jashtë, ose kur jeni thjeshtaktiv gjatë ditës, është e zakonshme të djersiteni. Nëse fytyra juaj do të jetëe grimuar, do të bëhet një sfidë e vërtetë për ta mbajtur atë gjatë gjithëditës. Por me një fytyrë tërësisht natyrale, gjestet që do të ju vijnë natyrshëm,si pastrimi i djersës nga syri juaj, nuk do të jenë më një sfidë.
5. Njerëzit shikojnë më shumë se kush jeni dhe jo atë që keni vënë në fytyrën tuaj

Nëse ju do të vendosni grim në fytyrën tuaj,njerëzit që nuk ju njohin, në impaktin e parë do të kenë një mendim ndryshe përju nga se jeni në të vërtetë. Ato do të lidhin personalitetin tuaj me atë seçfarë keni vënë në fytyrë.
Pra,nëse ju ka ndodhur të shikoheni ndryshe nga të tjerët kur vendosni grim, një fytyrë tërësisht
"ujë dhe sapun" mund të ju ndihmojëpër të ndaluar këto gjykime në pamjen tuaj të jashtme.
6. Pamja juaj natyrore ju bën të dukeni më miqësorë në sytë e njerëzve të tjerë.

Nancy Etcoff, një asistent profesor klinik nëShkollën Mjekësore Harvard, pretendon se një fytyrë pa grim duket më ebesueshme për njerëzit e tjerë sesa një fytyrë me një maskë kozmetike. Pra, nëinteres të fitimit të besimit dhe marrëdhënieve të përzemërta me njerëzit etjerë, grimi rezulton të jetë më shumë një armik sesa një mik.
7. Ju keni rritje të vetëbesimit tuaj
Kur keni një pamje natyrale, ju nuk keninevojë të shqetësoheni se si dukeni nësytë e të tjerëve. Do të ndiheni më të lirë të jeni vetvetja. Në këtë mënyrë,vetbesimi juaj do të rritet, duke e transmetuar këtë energji tuajën edhe teknjereëzit me të cilët shoqëroheni.
8. Do ta keni më të lehtë ta mbani lëkurën në gjendje të mirë
Pavarësisht nëse është e lirë apo ekushtueshme, grimi do të bllokojë poret e fytyrës tuaj. Dhe nëse poret tuajajanë të bllokuara, ju mund të keni nevojë për trajtime të ndryshme për lëkurëntuaj, përfshirë vizitat tek dermatologët. Nga ana tjetër kur ju nuk përdornigrim, lëkura juaj do të ketë nevojë vetëm për një pastrues fytyre. Pra,përfitimet e mos vënies së grimit, perveç se sjellin rezultate të mira përlëkurën tuaj, ato janë janë gjithashtu një lehtësim për portofolin tuaj